Bashkëshortja e Nick Jonas e thotë hapur: Jam një grua e tmerrshme

  

Priyanka Chopra nuk mendon se është gruaja ideale. Kur ishte e ftuar në “The View” të martën, aktorja 36-vjeçare pranoi se nuk di të gatuajë.

Por bashkëshorti i saj Nick Jonas i ka thënë se nuk i intereson nëse nuk është e mirë në kuzhinë.

“Ai vjen nga një familje ku mamaja bën gatimin dhe unë nuk jam e tillë. Jam një grua e tmerrshme. Kur i thashë atij se nuk di të gatuaj, më tha, “Mos u shqetëso shpirt, as unë nuk di”, tha aktorja indiane.

E vetmja gjë që di të bëjë Priyanka janë vezët dhe kafja.