BBC censuron Michael Jackson
“Rock With You” ka qenë kënga e fundit e Michael Jackson e transmetuar nga BBC Radio më 23 Shkurt. Hitet e legjendes se muzikës, Michael Jackson nuk dëgjohen më në valët e radios së njohur të Britanisë së Madhe.
Vendimi u mor menjëhërë pas publikimit të dokumentarit ku mbi yllin e popit hidhen akuza të rënda. “Leaving Neverland” trajton dëshmitë e Wade Robson 36 vjeç dhe James Safechuck 40 vjeç të cilët pohojnë se Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.
Kjo ka bërë që këngëtari i ndjerë së fundmi të ketë qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Por nga ana tjetër, familja Jackson i ka mohuar këto akuzat duke kërkuar edhe 100 milionë Dollarë dëmshpërblim.
Tv Klan
albshowbizzz.com