“Beef” i ri në estradë me kë s’do ua merrte mendja – Sabri Fejzullahu akuzon Flori Mumajesin për blerje klikimesh

 

Një
“konflikt i ri virtual” ka nisur në mes dy artistësh, dhe as mendja
s’ua merr se cilët janë emrat e përfshirë.

Bëhet fjalë për
Sabri Fejzullahun, i cili në një emision televiziv ka shprehur skepticizmin e
tij lidhur me miliona klikimet e këngëtarëve në projektet e tyre muzikore.

  

Dhe në mesin e atyre që përmend Fejzullahu, është Flori Mumajesi, i cili ka reaguar në deklaratën e Fejzullahut.

 

                        View this post on Instagram                                     

Ncncncnc ??‍♂️ pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger ? I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.??‍♂️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

 

 

Flori thotë se edhe po t’i ketë blerë klikimet, kjo s’i hyn aspak në punë Fejzullahut, meqë paratë nuk ia ka marrë atij!

” Ncncncnc, pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger ? I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe”, ka shkruar Flori. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com