“Bëra një zhurmë sikur po vdisja”, ish-fotografi rrëfen 7 minutat me gruan më të famshme në botë
Ian Pelham Turner ka fiksuar për vite me rradhë disa prej ngjarjeve më të bujshme të familjes mbretërore në Angli. Gjatë intervistës së tij për “Why Not” në Ora News, ai ka treguar se si vodhi vëmendjen e princeshës Diana dhe realizoi foton e parë të autorizuar Pricit William kur ishte foshnje.
Ian Pelham Turner: Në atë kohë, kur merrje një detyrë mbretërore, kishe 7 minuta për të bërë foto. Nuk të lejohej të flisje me ta dhe nuk duhet ti drejtoje në asnjë mënyrë. Ajo çfarë bëje në 7 minuta do të dilte në 180 shtete dhe ti do ishe përgjegjës që të bëje fotografinë më të mirë për Krishtlindjet e vitit 1982. Fillova të bëja fotografitë dhe Diana kishte një lojë që të mbante vëmendjen e William.
Ajo po e fshihte fytyrën me lojën dhe nuk ishte në foto. Për 7 minuta nuk mund të shihja femrën më të famshme në botë. Kështu që thashë, unë nuk mund të flas me ta as ti drejtoj, prandaj bëra një zhurmë sikur po vdisja. Diana u kthye dhe mendoi se kisha thyer protokollin, por se kisha thyer se unë nuk fola prandaj qeshi e kuptoi se çfarë po bënte dhe e hoqi lojën, prandaj unë bëra fotografinë. Ajo ditë nuk mbaroi me aq, por 7 minutat kishin mbaruar. Diana vendosi të ngrejë William dhe ta drejtojë drejt kamerës duke bërë më shumë fotografi.
Pas disa minutash Charles e merr William nga Diana dhe fillon të luajë me të duke e gudulisur. Kjo ishte fotografia më e bukur që i kam bërë ndonjëherë familjes mbretërore.