Besoni ose jo, Ermal Mamaqi kthehet në ‘Portokalli’
Ishte arena në të cilën mori famën si
aktor.
Për vite të tëra përgjatë periudhës së artë, Ermal Mamaqi u bë i preferuari i shumëkujt me rolet në ‘Portokalli’ si pjesë e ‘THE SHBLSH’.
Kapitulli u përmbyll rreth 12 vite më parë me largimin e humoristit nga ‘Portokalli’.
Pas më shumë se një dekade, Ermali do
të kthehet për një natë.
Mamaqi do jetë pjesë e një skeqi me
aktorin Rezart Veleshnja i cili tashmë bën rolin e Erion Braçes të cilin e
realizonte dikur vetë Mamaqi në ‘Portokalli’.
Kjo lëvizje vjen në kuadrin e hapjes
së Top Channel ndaj figurave të cilat dikur do ishte e paimagjinueshme të
dilnin në ekranin e madh pas largimit.
Momentalisht s’na mbetet gjë tjetër
pos të presim skeqin e përgatitur për nesër mbrëma. /Prive.al
View this post on Instagram
albshowbizzz.com