Bikinit më trendi të kësaj vere

  

Vera që vjen parashikohet e nxehtë, jo vetëm prej temperaturave por edhe rrobave që femrat do të veshin për t’u ekspozuar në diell.

Ndonëse e bardha duket se do të dominojë këtë vit, trendet e reja prezantojnë edhe të zezën dhe ngjyrat e ndezura.

Të rafinuara dhe njëkohësisht joshëse, koleksionet e stilistëve më në zë vazhdojnë të sjellin prerjen me bel të lartë dhe modelet me rripa të hollë, më së shumti të kryqëzuara.

Ndonëse beteja bikini-trupore vijon të jetë e fortë modelet e ndryshme, me qëndisje dhe motivet floreale nuk do të mungojnë nën rrezet e diellin.

Me ose pa aksesorë, ajo që edhe këtë vit duhen në plazh janë kimonot të cilat të kombinuara bukur tregojnë akoma më shumë elegancë dhe finesë.

Tv Klan

  

albshowbizzz.com