Bleona Qereti tha se më mirë është beqare, fansi e kundërshton: ‘’Po prindërit e tu si i’a bënë?’’, reagon ”ashpër” këngëtarja
Bleona Qereti është një personazhet më kontroverse, të cilën famën e saj prej disa vitesh ka vendosur ta dërgojë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Në postimin e fundit në “Instagram”, këngëtarja kishte një mesazh të fortë për ndjekësit e saj, krahas një fotoje të publikuar.
“Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga to atë që dëshirojnë, pa pasur nevojë të jenë në një marrëdhënie me të. Më mirë të jem single sesa e disponueshme. Kush është me mua?”- shkruan Bleona në postim.
Një komentues ka shkruajtur: “Nëse mamaja jote nuk do të martohej me babain tënd, ti nuk do të ekzistoje sot. Pra të qenit beqare ende bën sens për ty?”
Dhe Bleona i përgjigjet: “A e lexove statusin tim? Provoje edhe një herë.”
Debati ka vazhduar më tej: “Asgjë e mirë nuk të jepet pa sakrificë. Çdo gjë ka një çmim.”
Më pas Bleona e ka mbyllur me këtë përgjigje: “Nuk duhet të vuash për të qenë i dashuruar”.
Më tej në “InstaStory-n” e saj, Bleona ka sqaruar edhe njëherë të gjitha polemikat që shkaktoi mesazhi i saj. Ajo tha se ato fjalë nuk kishin lidhje me personat e martuar apo ata në lidhje serioze.
“Vini re, vini re. Përkthimi korrekt anglisht-shqip i statusit tim, për të gjithë ata që e qajnë anglishten është: Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga ato atë që dëshirojnë, pa pasur nevojë të jenë në një marrëdhënie serioze me të.
Kështu që unë preferoj më mirë të jem beqare sesa 1 përdorimshe.”
albshowbizzz.com