Blero bëhet romantik – tash e tutje kështu do nisin mëngjeset e tij
Ky është viti që
Blerim Muharremi e ka vendosur t’i japë fund beqarisë.
Këngëtari këtë
vit, në shtator martohet me të fejuarën e tij prej kohësh, modelen Afrona Dika.
Dyshja kanë
mbajtur lidhjen në distancë që sa e sa kohë, pasi që Afrona jeton në Zvicër ndërsa
Blero në Prishtinë.
Mirëpo edhe pak
kohë ka mbetur derisa ata të jetojnë bashkë, ndërsa mëngjeset e Bleros do nisin
me Afronën pranë tij.
Ai ka publikuar një fotografi nga pushimet në Tajlandë, ku Afrona shihet pranë një tavoline ushqimesh dhe shkruan se mezi po pret që ta ketë cdo mëngjes atë pamje. /Prive.al
albshowbizzz.com