“Bohemian Rhapsody” do të ketë edhe një pjesë
Vazhdimi i “Bohemian Rhapsody” mund të jetë në rrugë.
Pas suksesit të “Bohemian Rhapsody” gjatë sezonit të çmimeve, po flitet se një vazhdim i filmit mund të ndodhë, shkruan Harpers Bazaar, transmeton lajmi.net.
Rdui Dolezal, producent i shumë videove muzikore të “Queen”, zbuloi në një intervistë se menaxheri i grupit, Jim Beach është i interesuar për vazhdimin e filmit.
“Unë jam i sigurt se ai ka në plan një vazhdim që fillon me Live Aid”, tha Dolezal, duke shtuar se një film i dytë “po diskutohet shumë në grupin Queen”.
Një nga legjendat e “Queen”, kitaristi Brian May, gjithashtu ka lënë të kuptohet se po vjen filmi i dytë.
Rami Malek, i cili luajti udhëheqësin e grupit Freddie Mercury, fitoi çmime të shumta për portretizimin e artistit të famshëm.
Filmi fitoi mbi 870 milionë dollarë (rreth 655 milionë funte) në të gjithë botën dhe fitoi në total katër çmime “Oscar” në ceremoninë e këtij viti. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com