Brenda eventit të të famshmëve, modelja e njohur shqiptare pozon krah modeleve të “Victoria’s Secret” [FOTO]

 

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ishte dje pjesë e evenit “Daily Front Row Awards” në Los Angeles, ku ishin të ftuara disa nga emrat më të njohur të botës së modës dhe jo vetëm.

Xhesika ndau me ndjekësit e Instagram-it disa momente, ku tregoi sesa pranë ndodhej me Lady Gaga-n, Adriana Lima-n apo Candice Swanepoel-n.

Ajo u shfaq me një fustan me printe leopardi, ndërsa bëri një mbishkrim në videot e postuara për personazhet e saj të preferuar.

adrianana.PNG

Për Candice ajo shkroi se është e fiksuar me të, ndërsa për Lady Gaga-n shkroi se është frymëzim.

sehss.PNGaladyyy.PNG

Më vonë ajo pozoi me dy nga modelet e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, dhe Stella Maxwell.

xhesikaaaayy.PNG

“Profili im nuk është dukur kurrë kaq bombë”, shkroi Xhesika në mbishkrimin e fotos.

 

albshowbizzz.com