Burri biznesmen i Zaiminës ka edhe dy vajza, pse këngëtarja nuk foli kurrë për ato

Zaimina është njëra ndër femrat më të komentuar të showbizit.

Lidhja disavjeçare me Klodin ka aq shumë për të treguar, saqë Zaimina mund të ulet me net dimri, por ka zgjedhur një mënyrë tjetër përballë publikut: ta ruajë për vete këtë raport që për të ka qenë gjithmonë i shtrenjtë.

Me natyrën hermetike për të mos e ndarë me të gjithë historinë e dashurisë, në fakt, Zaimina e ka shtuar më tepër kureshtjen e fansave të saj.

Por mes të gjitha “mistereve”, kishte diçka që ajo nuk e kishte zbuluar për Klodin, partnerin e saj.
“Jam në një marrëdhënie dhe jam e lumtur”, – thoshte gjithmonë në intervista, por nuk postonte foto me partnerin.

Megjithatë, në ato pak foto paparaci që mediat kanë publikuar nga çifti i njohur, rrjeti nuk i la komentet, të gjithfarëllojshme në adresë të Zaiminës apo edhe të partnerit të saj.

Vetëm pak kohë më parë, ishte vetë Zaimina ajo që postoi një foto të tri motrave bashkë.

Në 1-vjetorin e Khloe-s, ajo nuk u tregua më hermetike për të fshehur dy motrat më të mëdha të vogëlushes së saj, përkundrazi.

Ishte koha që të gjitha gojët e liga të mbylleshin një herë e mirë dhe pas kësaj, të ishin të gjithë të qetë.

Ne kemi një raport shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që dy vajzat e Klodit kanë lindur dhe jetojnë në një vend jashtë Shqipërisë, rriten me një mentalitet tjetër, janë të bekuara, sepse janë edukuar me një frymë tjetër nga e ëma e tyre, por edhe nga Klodi, natyrisht.

Unë jam e lumtur që familja ime ka harmoni, pastaj pjesa e njerëzve që kanë dëshirë të vjellin vrer apo të shpikin histori, le të vazhdojnë…Prej pak kohësh, Zaimina me familjen e saj të vogël është transferuar në një vilë në periferi të Durrësit, larg zhurmës së qytetit dhe asaj metropolitane të Tiranës.

Prej andej, Zai mund të ndjekë e qetë biznesin e saj në Tiranë, por edhe aktivitetet e tjera rreth biznesit.