Capital T në udhëtime biznesi apo pune nuk harron kurrë të lërë pas këtë gjë të rëndësishme të jetës së tij

 

Capital T me videoklipet e tij të reja në treg dhe bashkëpunimet e fundit po korr mjaft sukses në tregun muzikor.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe tek koncerti i artistit dhe mikut të tij, Drake, nga ku na paralajmëroi se në 2019 do të sjellë të njëjtin nivel artistik shfaqjesh.

Por, Capital T në udhëtimet e tij të shpeshta nëpër botë duket se paska një “huq” që le të themi është mjaft pozitiv.

“Nuk mund të qëndroj pa u stërvitur edhe nëse jam jashtë vendit, nuk ka rëndësi nëse është një udhëtim biznesi, nëse jam me familjen apo në pushime”. – shkruan reperi në vidoen e publikuar në “Instagram”.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Capital T ndan me të gjithë pasionin e tij për sportin. Edhe herë të tjera këngëtari ka treguar me anë të disa postimeve në ‘Instagram’, përkushtimin e tij të madh në stërvitje.

 

albshowbizzz.com