Capital T zgjidhet si imazh i firmës së famshme, ja ku do e shihni së shpejti

  

Reperi Capital T është një ndër meshkujt më seksi të estradës shqiptare, i cili pëlqehet shumë nga femrat.

Kemi vënë re që i shkon çdo lloj stili, por në përditshmëri preferon të vishet sportiv. Kjo gjë duket se i ka rënë në sy edhe firmës së madhe për produkte sportive Nike.

Reperi ka bërë të ditur se ai është imazhi i ri i kompanisë që do të prezantojë atletet. Me postimin në Instagram, tregoi se ka firmosur marrëveshjen.

Kështu që mos u habisni kur të shihni fotografitë e Capital T në profilin zyrtar të Nike.