Instagrami është kthyer rrjeti social ku artistët në mbarë botën tregojnë gjëra rreth jetës personale.
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar një fotografi të personit më të dashur në jetë dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Çfarë do të bëja pa ty?”
Sigurisht që bëhet fjalë për nënën e saj, e cila i ka qëndruar pranë në cdo moment dhe i ka dhënë mbështetje gjatë gjithë karrierës. Në fotografi duket nëna duke i puthur dorën artistes.