Çfarë i bëri bashkë Jamaç dhe Ertugrul?
Jamaç i “Çukur” dhe Ertugrul janë dy ndër aktorët më të dashur turq që shfaqen në rolet kryesore të dy serialeve me rekorde në shikueshmëri. Përveç kësaj, ata kanë edhe një të përbashkët tjetër. Riza Kocaoglu, i cili luan rolin e Aliços, është shok i ngushtë i të dyve.
Mbrëmjen e kaluar Kocaoglu ka festuar 40-vjetorin e lindjes duke mbledhur në një festë të madhe në Stamboll shumë aktorë të njohur të serialeve më të famshme turke ndër vite.
Kocaoglu është kthyer në një prej emrave më të dashur të kinematografisë turke falë roleve në shumë seriale që kanë thyer rekorde në shikueshmëri si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Içerde”, “Çukur”, etj.
Përveç kolegëve në këto seriale, si Jamaç (Aras Bulut Iynemli) i “Çukur” sëbashku me të dashurën, Kelpeten Ali (Baris Falay) i “Ezel” së bashku me të dashurën, festës nuk i ka munguar as Engin Altan Duzyatan (Ertugrul), i cili Kocaoglunë e ka pasur edhe shok klase në fakultet.
Në mesin e personave të fundit që u largua nga festa ishte Dilan Çiçek Deniz, e cila luan rolin e Sena në serialin “Çukur”. /tvklan.al
albshowbizzz.com