Chance the Rapper baba për herë të dytë

  

Më pak se një javë pasi Chance the Rapper u martua me të dashurën e tij prej shumë vitesh Kirsten, ai njoftoi se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Reperi amerikan zbuloi edhe gjininë e fëmijës.

“Kirsten është shtatzënë përsëri,”-shkroi 25-vjeçari në Instagram, duke shtuar se foshnja është vajzë.

Fëmija pritet të vijë në jetë në shtator. Chance dhe Kirsten mirëpritën në jetë vajzën e tyre Kensli in 2015.

Çifti u martua të shtunën në një resort në Pelican Hillthis, Kaliforni.

Mes të ftuarve ishin Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, të cilët kanë qenë miq të reperit prej shumë kohësh.

Sipas burimeve çifti u martua ligjërisht në 27 dhjetor, në një gjendje civile në Cook County.