Çifti “sekret” i Hollivudit fotografohet për herë të parë bashkë
Romanca e tyre thuhet se filloi në tetor të vitit të kaluar. Jessie J dhe Channing Tatum janë fotografuar për herë të parë bashkë në Londër.
Ata ishin me valixhe duke qëndruar në rradhët e aeroportit Heathrow, të mërkurën. Të dy duken të qeshur dhe të lumtur.
Nuk dihet ende përse çifti ka udhëtuar drejt Londrës. Këngëtarja dhe aktori janë takuar për herë të parë në vitin 2015 në eventin “MTV Movie Awards”. Historia e tyre nisi rreth 6 muaj pas divorcit të Channing.
Aktori i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të vitit të kaluar. Ata janë prindër të një vajze që quhet Everly dhe është 5 vjeçe.