Deklarata e fortë e Enkel Demit: Ka prostituticion në media. Viktima janë vajzat e vogla por dhe djem
Moderatori dhe gazetari i njohur Enkel Demi bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionti ‘Tempora’ në Ora News.
Pyetjes nëse “Mendon se ekziston seksizimi në media?”, gazetari iu përgjigj: “Ekziston seksismi në media dhe është ambient i ndyrë. Shpesh paragjykohesh nga pamja jashtme ose nga mënyra sesi prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka prostituticion në media. Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur. Shumë shpesh viktima janë vajza të vogla po edhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë.”
Sonila Meço: Kush janë shkaktarët?
Enkel Demi: Janë ata që kanë gjëra në dorë, pushtetin në media dhe nuk janë pronarët e medias.
Sonila Meço: E mendoj edhe unë si ty.