Demi Lovato del në publik pas rehabilitimit, këngëtarja ka shtuar shumë në peshë
Këngëtarja e famshme
amerikane Demi Lovato, po dukej e lumtur dhe e shëndetshme derisa po shëtiste në
lagjen e saj në Beverly Hills.
26 vjeçarja e cila vitin e kaluar ishte në rrezik jete për shkak të mbidozës, është parë duke shëtitur e veshur me një bluzë të tipit “oversize” dhe një parë leginse e po e shijonte diellin e të premtes.
Ish ylli i filmave të Disney’t po trajtohet nga problemet e varësisë së drogës ndërsa po të mos ndikohej sërish nga përdorimi i tyre, tani ajo do mbushte plot shtatë vjet esëll.
Madje ajo ka shkruar një
deklaratë emocionale në profilin e saj në Instagram, duke thënë se nuk është
penduar që i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur.
“Sot do të isha shtatë vjet esëll. Nuk pendohem çfarë kam bërë sepse më duhej të mësoja nga ato gabime e të mos harroj kurrë që ato ishin gabime”, ka shkruar këngëtarja. /Prive.al
albshowbizzz.com