Dhuratë për ish-gruan e partnerit? Ja dilema e modeles për Kourtney Kardashian

  

Cfarë mund ti marrësh ish-it të partnerit kur i ka të gjitha? Kjo është dilema që e ka shoqëruar Sofia Richie për 40-vjetorin e Kourtney Kardashian.

Të dyja kanë marrëdhënie të mira, ndonëse kanë ndarë të njëjtin mashkull. Për këtë arsye, modelja po mendon për dhuratën ideale që do të marrë Kourtney me 18 prill. Burime pranë 20-vjecares thonë se po afrohet cdo ditë e më shumë me më të madhen e Kardashianëve që të kuptojë cfarë dëshiron.

“Sofia nuk është ndjerë kurrë më e sigurtë se tani për lidhjen me Scott dhe ndihet shumë mirë pranë familjes Kardashian. Fillimisht, ajo ishte shumë nervoze kur dilte me Kourtney, por tani ka vetëbesim. Tani ndihet vërtetë si pjesë e familjes”, tha burimi për HollywoodLife.