Ditë e veçantë për Soni Malajn – këngëtarja mbjell pemën e saj në Tiranë
E shoqëruar nga
kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këngëtarja e famshme Soni Malaj, e ka
mbjellë pemën e saj në kryeqytetin shqiptar.
Këngëtarja e
famshme me prejardhje nga Tropoja, ka thënë që e ka shumë për kënaqësi që i ka
kontribuuar qytetit ku tash e 20 vjet jeton e vepron.
Videon nga kjo
ceremoni simpatike, e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram vet Veliaj, i
cili i është falënderuar këngëtares.
“Soni Malaj, një figurë e shkëlqyer e muzikës sonë, mbolli një super pemë të bukur ‘Kamelia’ Jam shumë mirënjohës, e mezi pres që pas pemës të na bëjë edhe një dhuratë tjetër, ndoshta ndonjë super spektakël tek amfiteatri”, ka shkruar Veliaj në Instagram. /Prive.al
albshowbizzz.com