Djali nuk e lë të lirë, Elita thërret stilistin në shtëpi
Elita po jeton një jetë luksi.
Tani që është bërë nënë, Elita Rudi nuk ka kohë të shkojë te stilisti, por e thërret atë në shtëpi që të kujdeset për paraqitjen e saj.
Moderatorja kosovare Elita ka një muaj që ka sjellë në jetë vogëlushin Zëri dhe në pamundësi për ta lënë atë vetëm, ajo ka thirrur mikun e saj stilist në shtëpinë e saj.
Elita madje ka zbuluar përmes një fotografie një pjesë të vogël të shtëpisë së saj, pranë një pasqyre e ky duket të jetë këndi i saj i preferuar.
Para se të bëheshin prindër, Elita dhe Gjiko treguan ambientet e një shtëpie të re që ishte ende e papërfunduar dhe nuk e dimë nëse bëhet fjalë për të.
Gjithsesi, Elita e ka treguar se djalin e ushqen me qumësht gjiri dhe kjo është edhe një nga arsyet kryesore përse nuk rri dot larg tij.