Dorëheqja e papritur: Si po rrëshqet TCH drejt formulës së Klan-it?

 

Largimi i mundshëm nga Top Channel i prezantueses ikonë të këtij ekrani Arbana Osmanit është shndërruar në kryetemë të portaleve sot dhe dje.

Shumë u fol mbi dorëheqjen e arsyet e këtij vendimi.

  

Gjithçka lidhet mbi një detaj – aspektin financiar ndonëse mund të kenë kontribuar edhe disa faktorë teknik, mes të cilëve studio e përbashkët me Renato Mekollin, gjë të cilën Arbana nuk e pranoi.

Sidoqoftë, lëvizjet e tilla në Top Channel janë një trend i ri ku prezantuesit e suksesshëm po kopjojnë formulën e Klanit të pavarësisë së programeve ku secili staf funksionon si televizion më vete.

 
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

Pas pak se bashku me @duatetebejtelumtur_topchannel ne @topchannelalbania @valentinamaloku_ @jetmira_dushi_official

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

 

Arbana Osmani duket të ketë qenë goxha e vetëdijshme për audiencën rekord të programit të saj dhe reklamat që ‘Dua të të bëj të lumtur’ sjell në televizion. Si rrjedhojë, dorëheqja e befasishme e prezantueses në fillim të javës është interpretuar si një ‘rritje pazari’ në mënyrë që Osmani të ketë trajtimin e duhur qoftë nga pagesa qoftë nga kapacitetet teknike të televizionit.

Pas 48 orësh, Ben Blushi, me gjasë i bindur se largimi i Osmanit do të shënonte një goditje të fortë për televizionin dhe financat, të cilat po tenton t’i rimëkëmbë me çdo kusht, përfshirë presionin ndaj bizneseve është detyruar t’i pranojë kushtet e moderatores Osmani.

Pak a shumë, skenari është i ngjajshëm me verën e kaluar kur Blendi Fevziu, në një fushatë rreth dy javore alarmoi pronarin e Klan me mundësinë e largimit, gjë e cila shpiu në një kontratë të re dhe pajtueshmërinë që kërkesat e Fevziut të përfillen.

Me gjasë, saga është përmbyllur duke plotësuar kushtet e Arbanës e cila do të trajtohet më dinjitetshëm duke sjellë një standard të ri tek Topi, ku logoja ka nisur të peshojë më pak se emrat, ndryshe nga si është vepruar ndër vite deri tani. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com