“Drake”, artisti që shet më shumë në botë
Dominimi i Drake në top listat e vitit 2018 ishte vetëm një tregues i suksesit të reperit kanadez. Organizata ndërkombëtare diskografike e ka shpallur 32-vjeçarin si artistin me më shumë shitje në botë. Falë albumit “Scorpion”, Drake ka arritur ta marrë këtë njohje për të dytën herë, pas vitit 2016.
Duke treguar për vitin e jashtëzakonshëm të Drake, vetë drejtuesit e organizatës kanë theksuar se renditja për të dytin vit, si artisti më i shitur i vitit, është dëshmi për suksesin e vazhdueshëm global dhe për aftësinë e tij për t’i përfshirë fansat në muzikën që bën.
Çmimi “IFPI Global Recording Artist of the Year” ndahet prej 6 vitesh, si njohja e vetme e autorizuar që vlerëson suksesin botëror të artistëve në formatet muzikore.
Fituesit e parë kanë qenë grupi “One Direction” në vitin 2013, Taylor Swift në 2014, Adele në 2015, Drake në 2016 dhe vitin e kaluar u vlerësua Ed Sheeran, i cili këtë vit renditet i treti.
Tv Klan
albshowbizzz.com