Dua Lipa ka këshilla për vajzat e reja
Dua Lipa ka dhënë një intervistë për “Futures Forum ILMC”. Ajo ka folur për vështirësitë që ka ndeshur deri tani, për t’u bërë një artiste kaq e njohur në industrinë e muzikës. Këngëtarja tregoi edhe për vështirësitë që kanë femrat në rrugën e famës, në krahasim me muzikantët meshkuj.
“Si femra, ne duhet të punojmë më shumë, për t’u dëgjuar dhe vlerësuar. Është vetëm një nga ato shumë gjëra. Kur je artist, dhe nuk luan piano apo kitarë, njerëzit mendojnë se je vetëm prodhues, dhe ti duhet të punosh shumë për t’iu treguar njerëzve veçantinë e asaj që ti bën”, tha Dua.
Dua Lipa gjithashtu shtoi se ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe se kurrë nuk ka pasur frikë të tregojë të vërtetën. “Është një detyrim ndaj fansave të mi”, përfundoi këngëtarja.
albshowbizzz.com