E akuzon për silikon, Rashel Kolaneci ia mbyllë gojën ndjekësit
Është një nga femrat më të komentuara të showbizzit shqiptar.
Fjala është për modelen Rashel Kolaneci, e cila për publikun u bë e njohur si velina e ‘Xing me Ermalin’, shkruan lajmi.net.
Meqë është tejet aktive në rrjetet sociale dhe publikon imazhe të llojllojshme, Kolaneci shpesh pranon komente negative nga ndjekësit e saj.
“Rashel silikoni le nam nese ke anderr fluturimin ne hene evitoje, se do plasesh me silikon”, i shkruan ndjekësi e që nuk ka munguar as reagimi i Kolanecit.
“Fli gjumë më mirë”, i përgjigjet ajo.
Edhe pse akuzohet shpesh për operacione plastike, Rashel në shumë nga intervistat e saj ka thënë se është natyrale. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com