E bënë të lidhur me reperin e njohur SHQIPTAR, Beatrix Ramosaj shuan të gjitha dyshimet me këtë reagim! [FOTO]

 

Para pak muajsh në mediat rozë mori dhenë lajmi që Beatrix Ramosaj dhe reperi i njohur shqiptar që jeton në Londër, Escobars ishin në një lidhje. Shkak për këto thashetheme u bë fakti se Escobars kishte postuar disa story në profilin e tij në Instagram ku shihej në shoqërinë e këngëtares bukuroshe dhe kaq u desh që lajmi të merrte dhenë.

Mirëpo të dy artistët reaguan pas këtyre lajmeve duke i mohuar kategorikisht dhe Beatrixi u shpreh se ata janë miq.

Këtë e konfirmon edhe postimi i fundit i Beatrixit e cila e ka mohuar të jetë në një lidhje dhe premton se nëse kjo ndodh do e tregojë vetë publikisht.

“Si me gjeten nje te dashur e pastaj me ndane. Prej kohesh e kam pasur te panevojshem te mendoj per dashurine, pasi pseudo gazetart cdo muaj me gjejne te dashur te ri. Nje here eshte nje shok i imi e nje here eshte nje i panjohur per mua. Do doja shume te isha mirenjohese per mundin tuaj por jo. Realisht eshte e panevojshme e gjithe kjo. Nese Beatrix nje dite do te jete ne nje mardhenie dashurie ju premtoj qe do ua thote vete te gjitheve”, ka shkruar Beatrix ndër të tjera.

dedikim.jpg

 

albshowbizzz.com