E dhimbshme! Vetëm 20 vjeçe, ndahet nga jeta modelja e njohur! Ja arsyeja [FOTO]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurë, ku dy javë pas një ataku në zemër është ndarë nga jeta modelja 20 vjeçare, Lotte van der Zee.
Lotte van der Zee nga Holanda ishte me pushime me prindërit e saj në Westendorf – Austri kur nisi të kishte shqetësime. Ajo ishte kurorëzuar si Miss Teen Universal në vitin 2017 dhe në 21 shkurt, një ditë para se të ndihej keq, mbushi 20 vjeç.
Një javë para vdekjes së saj, prindërit e Lotte-it lajmëruan se shëndeti i vajzës së tyre nuk kishte përmirësime ndaj ajo u transportua në një spital akademik në Mynih ku u mbajt në gjumë nën mbikëqyrje intensive.
Por modelja nuk arriti dot të përmirësohej. Të pikëlluar nga humbja e vajzës në një moshë kaq të re prindërit publikuan një foto me vajzën e tyre të ndjerë ndërsa shkruanin: “ Perla jonë, gjithçka që kishim ndërroi jetë të mërkurën, 6 mars në orën 22:47. Nuk ka besohet që ajo nuk është më pranë nesh. Zemrat tona janë thyer!” .
Burimi: iconstyle.al
albshowbizzz.com