E ekzekutuan te dera e shtëpisë/ Këngëtarja shqiptare e trishtuar, thotë disa fjalë për Jurgen Kurtin [FOTO]
Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmë, me breshëri plumbash në hyrje të pallatit të tij. Ngjarja, është nën hetim dhe pritet të zbardhet e plotë në vazhdim, nga policia dhe grupi hetimor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur Jurgen Kurti po shkonte në këmbë në shtëpinë e tij.
I ndjeri ishte një person shumë i njohur për publikun. Kurti punonte si menaxher i VIP-ave.
Pas vrasjes së 26 vjeçarit ka reaguar këngëtarja Fjolla Morina, e cila tregoi se e kishte mik Jurgenin.
Në një postim në Instagram, Fjolla ka publikuar një foto të 26-vjeçarit ku shkruan: “U prehsh në paqe shoku im”,- duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre dhe një tjetër duke qarë.
albshowbizzz.com