E kishte fshehur prej kohësh! Zbulohet bashkëjetesa në Spanjë e Aurela Hoxhës me biznesmenin shqiptar [FOTO]

 

Prej kohësh modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria dhe po jeton në Spanjë.

Megjithëse se kthehet herë pas herë në Shqipëri u bënë më shuëm se dy vite që ajo pjesën më të madhe të kohës e kalon në Spanjë ku ka nisur dhe një biznes të sajin.

Mirëpo ‘Gazeta Shqiptare’ ka zbuluar se në fakt Aurela po bashkëpunon me të dashurin e saj milioner emri i të cilit është Alban.

Albani është nga Miloti dhe prej vitesh jeton në Spanjë ku ka biznesin e tij në fushën e hotelerisë.

Çifti janë njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Spanjë.

Pas takimit të parë ai udhëtoi disa herë drejt Shqipërisë për të takuar Aurelën ku më pas vendosën të jetojnë së bashku në Spanjë.

Burimet pranë çiftit tregojnë se marrëdhënia e tyre është shumë e konsoliduar edhe me prindërit e të dyja palëvë.

 

 

 

albshowbizzz.com