E kuptuat se njëra nga këngët e Tunës u dedikohet grave viktima të dhunës? (VIDEO)

 

Albumi i ri i këngëtares
Tuna Sejdiu, në mesin e shtatë këngëve të reja, ka një këngë e cila u flet
viktimave të dhunës psikologjike.

Në albumin e saj “Fortuna”, këngëtarja ka përfshirë këtë këngë të cilës ia ka lënë titullin “Nëse vdes e re”.

  

 

                        View this post on Instagram                                     

Dhe e fundit… “Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm. Link in bio ? #fortuna

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

 

 

Ndërsa në
Profilin e saj në Instagram, këngëtarja kishte sqaruar se vargjet e kësaj kënge,
u dedikohen grave të cilat kanë përjetuar dhunë psikologjike.

“Dhe e fundit…
“Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike…
dhe jo vetëm”, ka shkruar Tuna.

Teksti është shkruar nga
Aida Baraku, ndërsa në mes rreshtash thotë se “njerëzit mund të vrahen
edhe pa plumba e thika”.

“NËSE VDES E RE Nëse vdes e re lule mos t’më bijnë e as te nishani mos t’ma qesin fotografinë Nëse vdes e re për nder ty le ta dijnë se edhe pa plumba, pa thika po u vrajkan njerëzia”.

 
  
 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com