E mbajti krejtësisht të fshehtë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë
Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi është bërë nënë për herë të parë dhe shtatzëninë e saj e ka mbajtur krejtësisht për vete.
Partneri i bukuroshes quhet Davon Edwards dhe është ai i cili e ka bërë publik lajmin e ëmbël se ata janë bërë prindër të një vogëlusheje.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Davon ka zbuluar publikisht edhe emrin që i kanë vendosur vajzës…Kaimana!
“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të tregojmë se vogëlushja jonë e parë është këtu me ne. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi po presim ta marrim në shtëpi. Bashkëshortja ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme”, shkruan ndër të tjera Davon.
albshowbizzz.com