E quajti vajzën Ajka/ Bes Kallaku tregon historinë interesante, që ”fshihet” pas emrit

 

Bes Kallaku i ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan” shkaktoi mjaft reagime dhe të qeshura me fëmijët në studio.

Kurioziteti i tyre nuk mund të përmbahej dhe njëri prej tyre bëri pyetjen, se pse kishte vendosur që vajzës t’i vendoste emrin Ajka.

“Unë jam rritur në fshat nga gjyshja dhe jam i natyrshëm vetëm për faktin se kam lindur në fshat. Dhe vajzën e kam quajtur Ajka sepse sa herë që Ija ziente qumështin, unë shkoja haja ajkën fshehurazi”, tha duke qeshur Besi.

Më pas, si për t’i vënë pikën mbi “i” përgjigjes ai theksoi: “Xhensila është ajka ime e jetës.”

 

albshowbizzz.com