Edhe Krenari? Luana “detyron” Getoarin të bëjë këtë gjë që atij s’i pëlqen fare? Zbuloni për çfarë bëhet fjalë [FOTO]
Prej disa ditësh moderatorja Luana Vjollca ka shijuar pushimet ekzotike në Maldive ku fillimisht u aludua se ajo ka qëndruar aty së bashku me partnerin e saj Krenar Çocaj dhe më pas u zbulua se ishte e vërtetë pasi në një video të postuar nga moderatorja dukej edhe partneri i saj.
Megjtihatë ajo ka preferuar si gjithmonë t’a mbajë Krenarin larg syrit të mediave dhe nuk e ka publikuar në profilin e saj.
Luana u nis direkt nga Maldivet për në Bologna ku përformoi me kunatin e saj Getoar Selimin dhe ditën e sotme siç duket ata kanë dalë për qejf në qytetin italian dhe nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale. Në një foto të publikuar nga Luana ku ka shkruar “Ehhh” shihet Getoari dhe moderatorja duke qeshur. Shiheni mirë këtë foto sepse Getoari rrallë herë qesh, e nëse s’besoni, mjafton të shihni komentin e tij me dialektin “tirons”: “Qesh nojherë robi”.
Por ne kemi një pyetje tjetër, Krenari ua bëri foton? Jo për ndonjë gjë, por me siguri ka shoqëruar Luanën nga Maldivet në Bologna. Nëse po, atëherë e rivërtetuam se ai di t’i kapë momentet e bukura.
albshowbizzz.com