Edhe Mimoza Shkodra reagon për Iliasin: S’ka justifikim për vrasjen
Këngëtarja e famshme kosovare Mimoza Shkodra e cila jeton në Zvicër, ka reaguar për vrasjen e Ilias Mahmutit, 7-të vjeçarit me preardhje nga Kosova, që u vra barbarisht nga një grua 75 vjeçare zvicerane.
Shkodra shkruan në
profilin e saj në Instagram, se nuk ka justifikim për njerëzit me probleme
mendore që kryejnë vepra të tilla dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e
vogëlushit.
“Ngushëllime
familjes së Iliasit. Nuk ka asnjë justifikim për njerëzit e dyshuar “të
paqëndrueshëm mentalisht që i vrasin ata”. Vrasësi është VRASËS dhe duhet
të dënohet për atë që ka bërë. Rri në paqe engjëlli ynë Ilias”.
Ilias Mahmuti u
vra të mërkurën rreth orës 12:30 në Bazel të Zvicrës, derisa po kthehej nga
shkolla për në shtëpi, nga një grua e moshuar.
Ai u gjet thuajse
pa shenja jete nga mësuesja e tij, derisa 75 vjecarja u dorëzua vet në polici e
prokurori, dhe e rrëfei krimin.
Kronika e plotë me detaje nga Klan Kosova në linkun më poshtë:
albshowbizzz.com