Ekskluzive për “Mos i fol shoferit”, këngëtarja shqiptare rrëfen si përfundoi me gjoks bullgareje
Këngëtarja Rozana Radi nuk e ka mohuar asnjëherë bërjen e gjoksit. Por ndërsa të gjithë mendonim se kjo kishte ndodhur vitet e fundit, kur edhe operacionet plastike u kthyen trend në Shqipëri, Rozana zbuloi ekskluzivisht në “Mos i fol shoferit”në RTV Ora se operacionin e ka kryer kur ishte në adoleshencë.
Këngëtarja tha se ndërhyrjen e kreu në Shkup dhe madje me proteza që nuk ishin për të pasi nuk kishte ardhur porosia.
Dhe kështu Rozana përfundoi me një gjoks katër numra më të mëdhenj sesa ai që kishte.
Rozana Radi: Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: “Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë”. Po atëherë kishin filluar klipet, të gjithë si bullgarët në atë kohë, pse të mos isha dhe unë si një bullgare e vogël. Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me rradhë dhe ndonjëra godet. Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai. Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vi, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje.