“Elektrizohen” serbët: Vajza e Donald Trump mbërrin në Beograd
Mediat serbe i kanë bërë jehonë faktit se vajza e kreut të shtetit amerikan Donald Trump ka mbërritur në Beograd.
“Vajza e Presidentit të SHBA, Donald Trump, aktualisht është në Beograd dhe synon të qëndrojë në Serbi për rreth 11 ditë”, shkruan e përditshmja Blic. Tiffany Trump, e cila është 25-vjeçare, studion Juridikun dhe gjithashtu është modele.
Nuk jepet informacion i detajuar se përse vajza e presidentit amerikan do të qëndrojë në Beograd, Serbi.