Elita Rudi publikon foton e ëmbël të djalit: Ushqimi i shpirtit

 
 Para një muaji, Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të parë. 

  

 

 

Reperi Gjiko dhe prezantuesja, Elita Rudi u bënë prindër të një djali të cilit ia kanë vënë emrin Zëri, shkruan lajmi.net.

E sot, Elita ka publikuar foton e ëmbël të tij teksa tregon se ka mbushur një muaj jetë.

“Buzëqeshja jote-Lumturia ime. Të don nana ♥️ ushqimi i shpirtit ! #happy1month#Zëri”, ka shkruar Rudi në Instagram.

Elita dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar në një dasmë super luksoze.

Megjithatë, shumë nga njerëzit u tallën me emrin e djalit, të cilët bënë edhe video qesharake në rrjetet sociale. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com