Elvana Gjata ka disa fjalë për Lyrical Son pasi publikoi kolonën zanore të filmit “2 Gisht Mjaltë”

Elvana Gjata dje ka publikuar kolonën zanore të
filmit “2 Gisht Mjaltë” në të cilin ka rolin kryesor bashkë me Ermal Mamaqin.
Me të publikuar, këngëtarja pati disa fjalë për
reperin Lyrical Son, i cili ia dhuroi këtë këngë.
“Nisi nga @lyricalson ,kur mora nje telefonate prej tij per kete kenge qe
donte te me dhuronte dhe preku zemren time..
Bashke me @ermalmamaqiofficial u dashuruam me muziken e saj dhe vendosem pa asnje
dyshim te ishte kolona zanore e filmit #2gishtmjaltë
Faleminderit @lyricalson ty dhe Arsim Bunjaku!”, ka shkruar Elvana.
“Pa dashuri”
quhet kënga e cila ka pamje nga filmi që do të dalë në kinematë shqiptare nga
28 marsi./Prive.al
albshowbizzz.com