Elvis Naҫi me gruan dhe fëmijët në darkë, gruaja e vajza po duken si ‘princesha’

Hoxha Elvis Naçi ka shumë simpati nga besimtarët myslimanë dhe ka pas vetes shumë prej tyre që çdo herë janë prezent në ligjeratat e tij.

Elvisi nuk nguron që të jetë pranë publikut bashkë me të gjithë familjen e tij, të cilën e prezanton si gjënë më të vlefshme që mund të posedojë njeriu, shkruan ORAinfo.

Ai për të ndarë momentet më të bukura me gruan dhe fëmijët e tij shpesh përdor edhe rrjetet sociale ku ndiqet nga mijëra persona.

Sonte ai ka publikuar një foto në të cilën shihet se ka dalur me gruan dhe fëmijët.

Ata po duken me të vërtetë një familje shumë e bukur./ORAinfo/