Ëndërra e çdo femre, Jennifer Lopez publikon momentin e propozimit për martesë

  

Ky mund të jetë një nga propozimet më romantike që kemi parë ndonjëherë.

Dhe Jennifer Lopez tregoi momentin kur mori propozimin për martesë nga i fejuari Alex Rodriguez.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme publikoi disa imazhe në Instagram ku Alex shihet i ulur në gjunjë me unazën me diamant në dorë në breg të detit.

Çifti ishte me pushime në Bahamas kur Jennifer mori propozimin nga Rodriguez që padyshim i tha “Po”.

Vetëm pak javë më parë ata festuan dy vjetorin e lidhjes së tyre.

Kjo do jetë martesa e katërt për Lopez, e cila u divorcua nga këngëtari Marc Anthony në vitin 2014 dhe e dyta për Rodriguez, që është divorcuar në vitin 2008.

        
      
    
        
    
      View this post on Instagram      
         
    
    
        
    
        
    
    
       

 3.9.19✨♥️ 

A post shared by   Jennifer Lopez  (@jlo) on