Era Istrefi udhëton për herë të parë në këtë vend
Pas përfundimit të xhirimeve të klipit me Norën, Era është larguar nga Kosova.
Era Istrefi ka finalizuar këngën me motrën e saj, Norën, ndërsa menjëherë vazhdoi rrugën rreth projekteve të reja, shkruan lajmi.net.
Ajo ka udhëtuar në Atlanta, kurse përmes një postimi bëri të ditur që ky është udhëtimi i saj i parë në këtë vend.
“Po shkoj diku për herë të parë, gjejeni se ku?”, ka shkruar ajo mbi një imazh të realizuar në aeroplan.
Kurse, përmes një postimi tjetër, ajo ka pyetur se a gjendet dikush nga miqtë e saj në këtë vend. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com