Ermal Fejzullahu do bëhet baba për herë të katërt

  

Familja Fejzullahu duket se do të mirëpresë një anëtar të ri. Në faqet rozë qarkullon lajmi se bashkëshortja e Ermal Fejzullahut është shtatzënë.

Burime të sigurta pranë ciftit kanë konfirmuar për Prive se Ariana Fejzullahu është në pritje të fëmijës së katërt. Asnjëri prej tyre nuk kanë folur ende publikisht për këtë cështje.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve Arti, Buna dhe Era, të cilët duhet të jenë të lumtur se do të kenë një motër ose vëlla.