Ermal Mamaqi ‘’unik’’ si gjithmonë, për ditëlindjen e Ami-t bën krahasimin fantastik me Einstein
Amarda Toska feston 37-vjetorin në ditën e sotme.
Në këtë ditë të veçantë për moderatoren nuk mund të mungonte edhe dedikimi bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqi.
I njohur për batutat dhe humorin, ai ka zgjedhur një urim të veçantë për partneren e jetës së tij, por kësaj radhe shfaqet mjaft romantik.
Ermali ka publikuar një foto ku shfaqet i përqafuar me Amin dhe të dy duken shumë bukur!
Krahas fotos ai ka zgjedhur që në dedikimin e tij të përdorë një krahasim me një nga thëniet më brilante të Albert Einstein: “Ainshtaini ka thënë: 1 orë me një grua të bukur është baraz me 1 min…Jam i bekuar nga ty për këto 113,880 min që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditëlindjen!”
albshowbizzz.com