Festë në familjen e Shkëlzen Jetishti, ja çka po festohet
Xeni feston ditëlindjen, ky është urimi i djalit të tij.
Këngëtari i mirënjohur, Shkelzen Jetishi-Xeni ka një kohë të gjatë që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe ka realizuar një numër të madh këngësh, bashkëpunimesh, që janë vlerësuar dhe pritur mirë nga publiku.
Për Xenin sot është një ditë më e veçantë, pasi ai feston ditëlindjen, shkruan rtv21.
Djali i tij, Korab Jetishi i cili poashtu gëzon të njëjtin profesion, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka uruar ditëlindjen babait me fjalët më të mira.
“Urime ditëlindjen njeriut më të shtrenjtë për mua, babit tim. Të dëshiroj shëndet, jetë të gjatë dhe gjitha të mirat”, ka shkruar Korabi në Instagram.