Fifi tha që merret me llafe si gratë, reagon Mentor Haziri/ Ja përgjigja që ka për këngëtaren

 

Një deklaratë e Mentor Hazirirt në emisionin “Mirage” ka bërë që midis tij dhe Fifi-t të ‘’shpërthejë’’ një debat.

Këngëtari kritikoi performancën në festivalin “Kënga Magjike”, duke shpjeguar se ajo stonoi:

“Ka qenë performanca më e dobët e festivalit. Stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Ka qenë performanca më e dobët prandaj e kam votuar ashtu. Kënga ishte e mirë, por performanca nuk ishte për t’u lavdëruar. Kresha pati probleme me dëgjimin ndërsa Fifi nuk ishte në momentet më të mira të mundshme dhe stonoi. Aty është një fenomen që e mundon artistin.

Nuk mendoj që artisti duhet të votojë artistin. Duhet të ketë një juri e cila vendos për artistët. Performanca ime nga juria është vlerësuar si një nga më të mirat, por fiton dikush tjetër. Këtë rast fitoi Flori Mumajesi sepse të gjithë këngëtarët votuan atë. Mblidhen aty, flasin me njëri-tjetrin, më jep vota të jap vota”, u shpreh Mentori.

Pas kësaj deklarate, Fifi reagoi me disa postime në Instastory ku i thonte Mentorit se i vjen keq që ai merret me llafe si gratë dhe se kënga e sa vazhdon të dëgjohet e këndohet nga publiku.

-640-0-5c8c2e142a36d.jpg

Pas postimeve të Fifit, Mentori ka reaguar në Instastory duke e quajtur Fifin amatore dhe e thumbon të shkruajë më mirë meqënëse është tekstshkruese.

-640-0-5c8c2e14cdd31.jpg

-640-0-5c8c2e1560f46.jpg

 

albshowbizzz.com