Fillim i ri për Demi Lovaton, lë pas drogën dhe të dashurin

  

Historia e dashurisë së Demi Lovato ka marrë fund. Mediat e huaja raportojnë se ajo dhe i dashuri i saj Henry Levy nuk janë më bashkë.

Hera e fundit që u panë bashkë ishte për Shën Valentin, gjë që konfirmoi lidhjen e tyre. Një burim pranë tyre ka konfirmuar për revistën “People” se romanca e tyre zgjati vetëm 4 muaj.

Lidhja e tyre mori vëmendjen e mediave kur Demi doli nga qendra e rehabilitimit dhe u takuan në një restorant në Los Anxheles. Ajo po qëndronte atje për tu trajtuar nga mbidoza e drogës.

Këngëtarja ia ka dalë që të shërohet plotësisht dhe është rikthyer në shtëpi ku po mundohet të punojë për tu rikthyer në muzikë.