Flasin burimet pranë çiftit! Si janë raportet e J Lo me Alex pas akuzave për tradhti

 

Jennifer Lopez
dhe Alex Rodriguez, janë rikthyer nga pushimet e tyre në Florida më të lumtur
se asnjëherë!

Lopez 49 vjeçare
dhe i fejuari i saj i ri, janë parë në një aeroport në Majami gjatë të martës,
në rrugëtimin e tyre nga Bahamas, ku Rodriguez edhe i propozoi asaj fejesë.

  

Dyshja dukeshin të afërt me njëri tjetrin edhe pas raportimeve se Alex Rodriguez e kishte tradhtuar, ndërsa një burim i afërt me Lopez ka thënë për revistën People se propozimi për martesë ishte surpriza më e bukur ndonjëherë për Jennifer, transmeton Prive.

“Jennifer s’mund
të ndalojë së vështruari unazën e saj. Ajo është e obsesionuar dhe po e pëlqen
tej mase. Ajo po thotë vazhdimisht se propozimi ishte surpriza më e bukur ndonjëherë.
Ishte propozimi i ëndrrave për Jennifer dhe ajo s’do ta donte ndryshe.

Por
në anën tjetër ish bejsbollisti amerikan, u akuzua nga një ish koleg i tiji për
tradhti karshi Jennifer Lopez.

Ish lojtari i Major League Baseball Jose
Canseco e ka akuzuar Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares e aktores së
famshme amerikane Jennifer Lopez, po e tradhton atë.

Jose ka shkruar në Tëitter duke thënë se Alex
ka një aferë dashurie me ish gruan e tij Jessica Cansecon.

“Po e shihja Ëorld Of Dance dhe Jennifer
Lopezin. A e di ajo se Alex Rodriguez po e tradhton atë me ish gruan time?
Vajza e gjorë, ajo as që ia ka idenë kush është ai”, ka shkruar Jose vetëm një
ditë pasi Jennifer Lopez e shpalli fejesën me Alex.

“Jam i gatshëm të bëj edhe një poligraf për ta
vërtetuar se ajo që po them për Alex Rodriguez është 100% e vërtetë”.

Sic duket, J LO as që po e qan kokën për këto
thashetheme…

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com