“Furtuna” që do shkundë zemrat tuaja/ Pas gjendjes së rëndë shëndetësore befason Tuna me veprimin e fundit
Tuna ka nxjerrë 4 videoklipe të reja në të njëjtën ditë për albumin e saj të ri “Furtuna”.
Këngëtarja gjatë gjithë kohës na ka shoqëruar me postime të ndryshme në përgatitje, të asaj që mund të quhet rikthimi i Tunës në tregun muzikor.
Gjendja e rëndë shëndetësore nuk e ndaloi që të sillte një bagazh të çmuar muzikor.
Këngëtarja vjen me disa balada mjaft të ndjera. Një periudhë pjekurie kjo për të, e cila duket se rrëfen të gjithë eksperiencat e saj nga ndenja e dashurisë.
Për këtë album, dy nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë kanë qenë Armend Rexhepagiqi dhe Ylli Limani.
Rexhepagiqi dhe Aida Baraku kanë punuar dy këngët e para “Tani m’ke zemër” dhe “A don Hala”, ndërsa “Plagë”, teksti dhe muzika është krijuar nga Ylli Limani. Kënga e fundit është një orkestrim i Darko Dimitrov dhe tekst i Aida Barakut.
Tuna i mungonte prej shumë kohësh tregut, pasi ajo vendosi që pas lidhjes me Patrik Berishën dhe lindjes së fëmijës, të merrte një periudhë pushimi.
albshowbizzz.com