Genci jep lajmin e ri, Eni ka për t’i thënë diçka (FOTO)
Genc Prelvukaj ka dhënë një lajm të ri për të
gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Reperi njoftoi përmes Instagram se kënga e tij
e paralajmëruar javë me parë me titull “Lule e borës”, do të publikohet të mërkurën
me fillim të orës 14:00.
Genci ndau një fotografi të shkëputur nga
videoklipi për të dhënë lajmin, në të cilin i ka lënë koment edhe e fejuara e
tij Eni.
“Kënga më e mirë ndonjëherë”, ishte komenti që
bëri këngëtarja.
Nëse ju ka humbur, Genci dhe Eni u fejuan
vitin e kaluar por e mbajtën të fshehur deri para pak muajsh kur nxorën fotografi
nga dita e propozimit./Prive.al
albshowbizzz.com